Fjalimi i Qermi Abazit me rastin e manifestimit te
24 Qershorit - Dites Kombetare te Egjiptianeve Ballkanik
ne Albstadt Ebingen - Gjermani
 
 
Qerim Abazi
Me 22.06.2013

Te nderuar vllezer dhe motra Egjiptiane

Me rastin e manifestimit te DITES SONE KOMBETARE - " 24 QERSHOR 1990 " pranoni urimet e mia me te perzemerta.
Falemnderit qe jam i nderuar per fjalen e dhanur.
Ne kete menyre deshmohet se dini te respektoni dhe vlersoni edhe veprimtarin e shume patrioteve tjer me te cilet punuam se bashku per kete dite te madhe qe ne sot bashkarisht e festojme, e qe disa nuk gjinden ne mesin tone.

Vellezer,
Secili komb i ka disa dite te veqanta te cilet e bejne ate te ndihet me krenar per te kaluaren e vet dhe me te sigurt per te ardhmen. Nje dite e tille per ne Egjiptianet eshte "24 Qershori i vitit 1990", kur ne menyre legale u organizuan vellezerit tane nga Ohri i Maqedonise dhe mbajten Kuvendin e pare themelues te Egjiptianeve , duke thene haptas "Stop manipulimit", dhe kerkuan pranimin e identitetit egjiptian ne shtetin e ish Jugosllavise, ku nga Kosova ishim Vesel Kodrolli, Qerim Abazi, Rrahman Miftari dhe Sabri Mustafa . Ky organizim beri jehone te madhe ne tere Ballkanin.

 
  Qysh ne vitet e 90 kur filloi pluralizmi politik, edhe ne filluam te punojm per vetvehten, per identitetin tone, per femijet tane qe te mos mbetemi te trajtuar sipas nevojave dhe deshirave te te tjerve.

Organizimi i vllezerve tane nga Ohri i Maqedonise gjate viteve te 90, nxuri vend ne shpirtin e nje numri te madh te intelektualeve tane nga Kosova te cilet pa kurfar interesi tjeter vetem me qellim te identifikimit nacional filluam iniciativen e organizimit te popullates sone, ku me daten 21.Tetor te vitit 1990 formuam Shoqaten e pare te Egjiptianeve ne Kosove e cila ne Kryesi kishte intelektual te zgjedhur nga te gjitha komunat e Kosoves.

Punuam ne kushte dhe rrethana shume te veshtira, ishim te perkrahur nga nje mase e popullit tone,por kishte edhe te tille te cilet nuk deshironin t´ua prishnim teraqillakun e tyre, sepse si te tille edhe metutje deshironin te jetonin nen hijen e te tjereve.

Edhe pse ishin kohra te veshtira politike, ku te tjeret luftonin per shtet e ne ende per identitet, ne prap se prap aktivitetitn nuk e ndalshim duke punuar ne dobi tone e duke u munduar te mos i demtojm te tjeret.
Pra punonim ne mes dy zjarreve, e ne permbushjen e idealeve tona kombetare nuk kursyem as jeten.

Nga qeveria shtetrore nuk kishim aspak perkrahje sepse na trajtonin si rom, por edhe ne nuk iu pergjigjeshim kerkesave dhe interesave te tyre.

Sa i perket popullit shumice me te cilet jetojshim dhe ende jetojme, edhe nga ata kerkuam bashkpunim dhe pranim duke ju bere me dije se nuk jemi dore e zgjatur e askujt
, por edhe nga perfaqsuesit e tyre ishim te mohuar duke na etiketu si rom.

Por rastet e tilla nuk ndikonin ne aktivitetin tone e kerkesat tona ishin te panderprera per pranimin e identitetit tone ne shtetin ku jetojshim.

Ne kohen kur Kosova ishte ne zjarr te luftes, e ishte kohe frige ku njerzit kerkonin shpetim e sidomos egjiptianet tone te keqtrajtuar , te shfrytezuar e te demtuar nga te dy palet, ne, te prire nga Shoqate Egjiptiane, te keqes nuk iu pergjigjem me te keq e as sulmit me sulm, por ne kohen kur ishte doemos e nevojshme mbrojtja e identitetit ne vend dhe ne instancat me te larta shtetrore e nderkombetare, e jo vetetm neper odat tona duke pire qaj e kafe e duke bere qef vetvehtes, edhe pse se prap jo te perkrahur nga shteti, e te sulmuar shume nga romet kinse ne ndahemi nga ta , ne ishim kembngules ne kerkesat tona dhe me vedimin e Kryesise se Shoqates Egjiptiane morrem pjes ne Dialogje per zgjidhjen e qeshtjes se Kosoves e me vone ne Konferencen e Rambujes e te Parisit, ne kuader te Delegacionit shtetror ku ishin edhe perfaqsuesit e te gjitha minoriteteve tjera te Kosoves ,ku pjesmarrja jone nuk ishte e domosdoshme nga ana e pushtetit, por kishim per qellim qe t´iu bejm me dije nderkombetarve se ne Kosove jetojne edhe Egjiptiane.
Fjala ime kryesore si perfaqsues i Egjiptianeve Kosovare ne Konferencen e Rambujes ishte se :

Kosova nuk eshte vetem e shqiptarve dhe serbeve por eshte edhe e te gjitha pakicave te tjera, pra eshte edhe - e Egjiptianeve, sepse aty jetojne afer 150 mi Egjiptiane te cilet deshirojne qe vete te vendosin mbi fatin e tyre, dhe se jemi per ate qe koflikti te zgjidhet me dialog pa perdorimin e dhunes. Per kete fjalim me erdhen shume telegrame pershendetse nga shoqatat egjiptiane, e sidomos kisha shume pershendetje telefonike nga patriotet egjiptian saqe edhe vete anataret e Delegacionit shtetror ishin te mahnitur me perkrahjen qe kisha.

Vlen per tu cekur se puna e aktiviteti i palodhur i shoqatave egjiptiane ne diaspore qe bene ne forma te ndryshme kushtuar identitetit tone Egjiptian eshte merit e cila ze vend te rendesishem ne historine eLevizjes Egjiptiane, e sidomos rreth angazhimit te kesaj Dite te madhe kombetare.

Fale intelektualektualve - patrioteve tane egjiptiane te pas luftes , themelet e identitetit kombetar qe i vuam ne, ata i vazhduan dhe forcuan, e identitetetin tone arriten ta fusin ne Kushtetuten e Kosoves. Keta intelektual arriten qe identiteti egjiptian te pranohet nga ata te cilet deri dje identitetin tone e merrnin me perqeshje dhe manipulim, por tani e pane se ekzistenca e identitetit tone kombetar eshte realitet kosovare.

Tani, deri dje kemi qene jetim dhe te humbur, nuk na ka perfaqesua askushi, ose kane fole te tjeret ne emrin tone duke na quajtur me emra nencmimi. E sot kemi perfaqesues tone legjitim qe na perfaqeson ne Parlamentrin e Kosoves e ne kuvende komunale duke kerkuar realizimin e te drejtave tona te percaktuara me Kushtetute, e sot arritem ta kemi edhe Festen tone kombetare - DITEN KOMBETARE TE EGJIPTIANEVE BALLKANIK.

Pra, edhe njehere vellezer JU UROJ FESTEN TONE KOMBETARE "24 QERSHORI - FESTA KOMBETARE E EGJIPTIANEVE BALLKANIK", me deshire qe ta festojme per shume e shume vite.

Qerim Abazi